Zaev: Zgjidhja e re ligjore për ambasadorë, në të ardhmen do ta mbrojë shërbimin diplomatik

Zaev: Prej vitit 2017 deri më tani 87,5 për qind të personave të cilët janë emëruar për ambasadorë janë diplomatë të karrierës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se është propozuar zgjidhje e re ligjore për ambasadorë, që do ta mbrojë shërbimin diplomatik në të ardhmen, duke i dhënë përparësi diplomatëve të karrierës, raporton TV21.

“Prej vitit 2017 deri më tani 87,5 për qind të personave të cilët janë emëruar për ambasadorë janë diplomatë të karrierës, 35 prej tyre janë profesionistë, ndërsa vetëm pesë janë zgjidhje politike. Në krahasim me periudhën 2006-2017, raporti mes zgjidhjeve profesionale dhe politike ishte 42,3 për qind, ose në realitet 33 të karrierës (shtatë të punësuar pak para dërgimit) dhe madje 45 zgjidhje politike”, shkruan kryeministri Zaev në Facebook.

Zaev theksoi se në vitin 2014 dhjetë ambasadorët e fundit të cilët ishin dërguar në mision kanë stazh total prej 28 viteve në MPJ, për dallim nga dhjetë ambasadorët në vitin 2019, të cilët kanë stazh total prej 214 viteve në MPJ./21Media

Back to top button