“Shumica parlamentare e gatshme që të realizojë vullnetin e qytetarëve”

Zaev është zotuar që shumica parlamentare është e gatshme që të realizojë vullnetin e qytetarëve

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka realizuar një takim me ambasadorët e shteteve të Gjermanisë Christine Althauser , Suedisë Mats Staffansson , Holandës Wouter Plomp , dhe Britanisë së Madhe Charles Garret.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, në takim është konstatuar se Maqedonia duhet patjetër të vazhdojë me proceset demokratike që do të sigurojnë të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Zaev është zotuar që shumica parlamentare është e gatshme që të realizojë vullnetin e qytetarëve. Në takim është folur edhe për nevojën që të gjithë subjektet politike në vend, në institucione, si edhe individët politik, ta kenë parasysh përgjegjësinë që e kanë që ta mundësojnë këtë proces.

Vlerësimi është se dalja nga kriza politike arrihet përmes zbatimit të reformave urgjente që do t’i zhbllokojnë perspektivat euro-atlantike./21Media

Back to top button