Zaevi “afër” Spasovskit, buzëqesh por nuk i thotë se do të bëhesh kryeministër

Zaev: Duhet të jemi të drejtë përballë institucioneve që marrin vendime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndonëse e pati afër nuk e bëri të qartë nëse Oliver Spasovskin do ta propozon për kryeministër teknik. Zaev tha se propozimin e tij do ta shpalos para organeve të partisë.

“Unë do ta tregoj propozimin tim organit që vendos dhe menjëherë do t’i informoj qytetarët. Unë do të them propozimin tim dhe çfarë do të vendosin organet vendimmarrëse. Duhet të jemi të drejtë përballë institucioneve që marrin vendime”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Por a do të jetë fundi i botës nëse kryeministër nuk bëhet Spasovski? Pas kësaj pyetje edhe Ministri i punëve të brendshme edhe Kryeministri Zaev u qeshën. Spasovski tha se do të lufton për të qenë edhe një mandat në qeveri, raporton TV21.

A e shihni vetën si kryeministër teknik? Dhe a do të ishte fundi i botës nëse nuk bëheni kryeministër teknik?

“I jam përgjigjur kësaj pyetje shumë herë. Unë ua lë organeve të marrin vendimin. Për një gjë, jam i sigurt se jam gati të luftoj për një mandat tjetër në këtë qeveri. Pavarësisht nëse do të jem në një pozicion të caktuar apo do të jem nënkryetari i LSDM-së, askush nuk mund të ma marrë atë punë. Do të bëj gjithçka që LSDM të jetë mandatari i ardhshëm”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Emri tjetër që përflitet për kryeministër teknik është Ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska. Më 3 janar pritet të emërohet kryeministri teknik, i cili do të jetë deri në detyrë deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri pas zgjedhjeve të 12 prillit./21Media

Back to top button