"Çdo iniciativë e cila do të ndryshonte zemërimin nga vendimi i BE-së tek qytetarët tanë unë do ta mbështes"

“Çdo iniciativë e cila do të ndryshonte zemërimin nga vendimi i BE-së tek qytetarët tanë unë do ta mbështes”

Kryetari i Këshillit Evropian, Donad Tusk para deputetëve të Parlamentit Evropian prezantoi konkluzionet  e mbledhjes së kaluar të Këshillit Evropian në Bruksel. Ai edhe sërish tha se liderët evropian bënë gabim të madh që refuzuan t’i japin datë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillim e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian.

“Liderët evropian kishin debat të vështirë  rreth çështjes së zgjerimit. Pas rekomandimit të pastër nga Komisioni Evropian, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së ishin për fillimin e negociatave  aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe përkundër kësaj nuk u arrit konsensusi i nevojshëm. Sipas mendimin tim, ai ishte një gabim dhe këtë hapur dhe në sy ua thashë liderëve. Tani shpresoj që liderët do t’i marrin konkluzat e duhura dhe do të kthehen edhe njëherë në çështjen e zgjerimit para Samitit në Zagreb në maj të vitit të ardhshëm”, deklaroi Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian.

Ambasada e Gjermanisë në Shkup nëpërmjet një kumtesë thotë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat dhe t’i bind të gjithë se vendi i saj është në BE.

“Në interes të përbashkët evropian është që të integrohen shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Që kjo të ketë sukses, duhet të mbajmë premtimet tona, perspektivën evropiane të këtyre vendeve bashkë ta zbatojmë. Ky është parakushti më i mirë që të avancohen reformat dhe zhvillimi i shtetit juridik, ndërsa me këtë ky është edhe parakushti më i mirë për mirëqenie, stabilitet dhe siguri brenda në Evropë”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup, raporton TV21.

Kryeministri Zaev më 29 tetor do të udhëtojë në Romë, ku do të takohet me kryeministrin italian Xhuzepe Konte pas paralajmërimeve se Italia do të kërkojë serish zgjerimin e BE-së në nëntor. Zaev theksoi se do të pranonte çdo iniciativë që do të mund të ndikonte në ndryshimin sa më të shpejtë të vendimit të Këshillit Evropian për marrjen e datës për hapjen e negociatave.

“Çdo iniciativë e cila do të ndryshonte zemërimin nga vendimi i BE-së tek qytetarët tanë unë do ta mbështes, dhe për këtë arsye menjëherë e pranova ftesën e kryeministrit të Italisë Konte. E di që Italia do të organizojë një iniciativë të veçantë në Këshillin GAK-Këshill i Punëve të Përgjithshme të BE-së, ku përsëri do ta hape këtë çështje. Angazhimi jonë mbetet gjithmonë që t’ju dëshmojmë para BE-së se sa gabim historik ishte vendimi I tyre dhe shpresojmë që së bashku me atë sa më shpejtë të ndryshohet ky vendim”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se mbetet i përkushtuar për të provuar se vendimi i BE-së është një gabim historik dhe shpreson që ky vendim të ndryshojë së më shpejtë./21Media