10 zakone të përditëshme që dëmtojnë veshkat

10 zakone të përditëshme që dëmtojnë veshkat

Veshkat kanë një funksion të rëndësishëm në trupin tuaj, ato e rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e elektroliteve, ujit dhe eliminojnë materiet e dëmshme në organizmin e njeriut. Prandaj është shumë e rëndësishme ta zvogëloni sa më shumë që mundeni rrezikun për ndonjë sëmundje në veshkë, pa krijuar zakone rutinore që mund t’i dëmtojnë ato, përcjell rtv.21.tv.

Është një listë e 10 zakoneve në përditshmëri që mund të dëmtojë veshkat tuaja:

Mbajtja e urinës, nëse nuk urinoni me kohë përveç dëmtimit të veshkave ju mund të fitoni edhe ndonjë infeksion.

Image result for holding your pee

Qëndrimi në një vend pa lëvizur për një kohë të gjatë, nëse ne kalojmë shumë kohë duke punuar para kompjuterit apo thjesht në një tavolinë pune, pa ushtruar ndonjë aktivitet fizik p.sh ecje ose lëvizje atëherë mundësitë janë 30% të sëmureni nga veshkat.

Image result for Chronic sitting

Ushtrimet e teperta fizike, nëse ushtroni një kohë të gjatë në palestër deri në një masë kur muskujt tuaj lëndohen që shkakton problem edhe me qarkullimin e gjakut atëherë kjo do të sjellë komplikim të veshkave.

Image result for Overtraining

Përdorimi i tepërt i ilaçeve për dhimbje, si aspirini apo ibuprofen mund të shkaktojë problem me veshkat. Edhe nëse përjetoni dhimbje të madhe këto ilaqe duhet të përdoren me masë të vogël dhe në periudhë të shkurtër.

Related image

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e organizmin e njeriut, veçanërisht veshkave. Nëse doni t’i mbani veshkat tuaja të shëndetëshme preferohet të pini 1.5 deri 2 litra ujë.

Related image

Edhe gjumi i rregulltë kordinon një funksion të shëndetshëm të veshkave. Është shumë e rëndësishme që ju të kaloni kohë të rahatshme në gjumë që të ndaloni rrezikshmërinë e dëmtimit të veshkave.

Related image

Pijet e gazuara dietike gjithashtu shfaqin rrezikshmëri te veshkat. Sipas një studimi në vitin 2009, mbi 3 mijë gra që pijnë mbi dy pije të gazuara dietike kanë problem me funksionimin e veshkave.

Image result for diet soda

Ngrënia e tepërt e mishit krijon shumë acid në gjakun tuaj, i cili shkakton një problem që veshkat nuk mund ta mbajnë trupin në balancë. Provoni të konsumoni më shumë pemë, perime dhe proteina të shëndetshme.

Image result for eating a lot of meat

Sheqeri dhe kripa e tepërt, përveç se rrisin tensionin e gjakut ato shkaktojnë edhe problem me veshka.

Image result for sugar and salt

Infeksionet e shpeshta, nëse ju injoroni në mënyrë të vazhdueshme ftohjet, gripat atëherë edhe një situatë e tillë dëmton veshkat tuaja.

Related image

Në mënyrë që t’i mbroni veshkat tuaja, gjithmonë trajtoni infeksionet bakteriale, ushqehuni shëndetshëm, konsumoni ujë me rregull dhe përdorni antibiotik nëse është e nevojshme. /21Media.