Këto sjellje duhet t'i keni parasysh

Këto sjellje duhet t’i keni parasysh

Zakonet në vendet e botës ndryshojnë shumë. Për ata që nuk janë banorë të atyre vendeve, këto sjellje nuk konsiderohen të pranueshme.

1.Si duhet të uleni në taksi në Australi dhe SHBA

Nëse udhëtoni me taksi në Australi, më mirë uluni përpara. Vozitësi mund të ndjehet i ofenduar nëse uleni mbrapa. Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e kundërta. Është më mirë të uleni mbrapa, sepse hapësira personale është shumë e rëndësishme për amerikanët.

2.Në Japoni, femrat qajnë para martesës

Përderisa nuset zakonisht përgatiten për dasmë, zgjedhin vellon, fotografin ose restaurantin, në Kinë kanë tradita tjera të dasmës. Një muaj para dasmës, nusja qan çdo natë për një orë. Nëna e saj, gjyshja, motrat dhe të afërmet duhet t’i bashkohen asaj. Derisa qajnë, ata dëgjojnë këngë vajtuese për martesë.

3.E shtuna për ëmbëlsira në Suedi

Çdo e shtunë, është ditë e veçantë për të ngrënë ëmbëlsira në Suedi. Kjo nuk aplikohet vetëm te fëmijët, por edhe te të rriturit. Në këtë ditë, njerëzit blejnë ëmbëlsira, i përziejnë dhe i shijojnë ato.

4.Përshëndetja në Zelandë të Re

“Hongi” është formë përshëndetjeje në Zelandë të Re. Dy njerëz prekin hundët dhe në shumë raste, kokat e tyre preken me njëra-tjetrën.

5.Dy lloje të pantoflave në Japoni

Shteti japan njihet për pastërti. Kështu ata kanë dy lloje të pantoflave. Njëra palë përdoret për të ecur rreth shtëpisë. Ndërsa, tjerat përdoren për banjë, meqë dyshemeja konsiderohet e papastër. Madje, konsiderohet e ulët nëse mbathni pantofla banje rreth shtëpisë dhe anasjelltas.

6.Shenja “në rregull” është tabu në Brazil

Mos e përdorni shenjën “OK” në Brazil. Konsiderohet ofenduese dhe vulgare.

7.Mos kërkoni kripë në Egjipt

Nëse hani drekë në Egjipt, më mirë mos kërkoni kripë. Kjo konsiderohet fyerje për pronarin.

8.Mos ua prekni flokët apo kokën njerëzve në Tajlandë

Nëse ua prekni kokën apo flokët njerëzve në Tajlandë, konsiderohet sulm. Koka konsiderohet e shenjtë për tajlandezët dhe çdo prekje është e padëshirueshme. Ju duhet të kërkoni falje nëse aksidentalisht ua prekni kokën apo flokët./21Media