Shpallen listat me filmat garues

Shpallen listat me filmat garues

Filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ka përfaqësuar Kosovën në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar. Por, në listat e ngushta të shpalluar nga Akademia e Filmit në Amerikë për kategoritë garuese të filmave të cilët mund të nominohen për çmimin Oscar, filmi “Zana” shihet të jetë eliminuar nga lista e filmave Best International Feature” .

Filmat në listën e ngushtë në kategorinë “Best International Feature” që i kanë gjasat për t’u nominuar janë:

Çekia, “The Painted Bird”

Estonia, “Truth and Justice”

Franca, “Les Misérables”

Hungaria, “Those Who Remained”

Maqedonia, “Honeyland”

Polonia, “Corpus Christi”

Rusia, “Beanpole”

Senegali, “Atlantics”

Korea e Jugut, “Parasite”

Spanja, “Pain and Glory”

Filmi ‘Zana’ ngërthen në vete ndjenja dhe emocione të shumta. Është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës në Kosovë. Ajo kërkon trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj. /21Media