'Zana' ka mbetur jashtë dhjetëshes për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj

‘Zana’ ka mbetur jashtë dhjetëshes për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj

Filmi me regji të Antoneta Kastratit nuk arriti të vazhdojë rrugën drejt çmimit të përvitshëm “Oscar”. “Zana” me protagoniste Adriana Matoshin ka mbetur jashtë dhjetëshes për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Filmi ishte kandidat i Kosovës për “Oscar” pas garës që kishte me filmin “Shpija e Agës”, në regji të Lendita Zeqirajt, “Nëntor i ftohtë” të Ismet Sijarinës, dhe “Një rrëfim Prishtine”, në regji të Burbuqe Berishës. Kjo dramë shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë. Ato nuk u mbështetën sa duhet dhe shumë prej tyre nuk arritën t’i mposhtin traumat e përjetuara pas humbjeve që pësuan gjatë luftës, as pas çlirimit.

Premiera e filmit u dha më 20 shtator 2019 në Cineplexx, ndërsa ajo botërore më 7 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

15 mijë euro ishin ndarë për ekipin e filmit për fushatën drejt çmimit prestigjioz nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Suksesi më i madh kinematografik i Kosovës në këtë Akademi mbetet ai i vitit 2016 me nominimin e filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Shok”, në kategorinë “Live Action Short Film”.

Çmimi për filmin më të mirë këtë vit shkoi për komedi-dramën “Green Book”./kallxo.com