Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili feston sot ditëlindjen

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili feston sot ditëlindjen

Një urim i veçantë për Zanfinën erdhi nga motra e saj, këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, shkruan rtv21.tv

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Zanfinës, teksa ka shkruar “urime ditëlindjen princesha ime, fituesja ime, e dashura ime e bukur, dielli im, të dua përgjithmonë. Le të festojmë”.

Zanfina përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet! Më keni bë të ndjehem shumë mirë”, ka shkruar Zanfina.

Ndryshe, “Sje ai mo” është projekti i fundit muzikor që Zanfina ka publikuar në muajin maj të vitit 2017. Kënga numëron mbi 500 mijë klikime në Youtube./21Media