33-vjeçarja shfaq linjat në bikini

33-vjeçarja shfaq linjat në bikini

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Zanfina Ismaili tash e një kohë është distancuar nga angazhimet muzikore.

“Sje ai mo” mbetet kënga e fundit që Zanfina solli në maj të vitit 2017. Edhe pse nuk është aktive në muzikë, ajo nuk i lë fansat ta harrojnë, kohë pas kohe publikon fotografi të reja në rrjetet sociale.

Në këto ditë vape të korrikut, 33-vjeçarja ka gjetur kohë që të freskohet, mirëpo nuk ka bërë të ditur se në cilin vend ajo po ndodhet.

Nga pushimet, Zanfina ka publikuar një fotografi ku shfaq linjat e saj atraktive në bikini.

 

View this post on Instagram

 

I know you feel it too…

A post shared by Mona Jr. (@zanfina.ismaili) on

Kujotjmë se, Zanfina u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë. Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili. Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. /21Media