'Mamas Trip' në Zanzibar

‘Mamas Trip’ në Zanzibar

Në kryeqytetin e Zanzibarit, Zanzibar City ekipi i “Mamas trip” të RTV21 dhe TV21M së bashku me agjensionin turistik Fibula janë mirëpritur nga Ministri i turizmit të Zanzibarit, Mahmoud Kombo.

Kombo u shpreh i kënaqur që po realizohet xhirimi i emisionit ‘Mamas Trip’ në Zanzibar për promovimin e turizmit, gjithashtu deklaroi se në të ardhmen shpreson se marrëdhëniet mes vendeve ballkanike si Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut të forcohen duke i hequr edhe vizat turistike, së fundi Zanzibar ka hequr vizat për qytetarët e Romanisë.

Kujtojmë se Zanzibar është shtet autonom në kuadër të Republikës së bashkuar të Tanzanisë e cila më 29 Maj 2013 ka njohur Republikën e Kosovës./21Media