Projekti më i ri i artistit

Projekti më i ri i artistit

Këngëtari i njohur me famë botërore, Zayn Malik ka publikuar këngën e tij të re.

Kënga titullohet “Satisfaction” që është shoqëruar edhe me videoklip. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të artistit që mban emrin “Icarus Falls”.

25 vjeçari u bë i njohur për publikun si pjesë e grupit “One Direction”, shkruan rtv21.tv

Këtë grup Zayn e braktisi në vitin 2015, ndërsa vetëm një vit më vonë publikoi albumin e tij debutues “Mind of Mine” si soloartist.

Albumi i dytë i Zayn, “Icarus Falls” u lansua më 14 dhjetor të vitit 2018 dhe përmbanë 27 këngë./21Media