Më herët u raportua se 3 përsona ishin të përfshirë në një rrahje

Më herët u raportua se 3 përsona ishin të përfshirë në një rrahje

Rrahja në fjalë ka ndodhur gjatë një ekskursioni të një shkolle të Vushtrrisë, kur gjatë një ndalje në një market në Landovicë, ku punëtorët e marketit janë rrahur me arsimtarë e nxënës që ishin ndalur aty.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ku sipas raportit të mjekut trajtohen lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur Veseli.

Veseli ka shtuar se në konsultim me prokurorin e shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt./21Media