Toka e shkretëtirës Atacama që mund të shpëtojë jetë

Toka e shkretëtirës Atacama që mund të shpëtojë jetë

Shkretëtira Atacama në Kili, dikur konsiderohej një zonë e vdekur e botës por më vonë është zbuluar se fsheh pasuri të mëdha që mund të ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Çfarë mund të ketë lidhje me shkretëtirën më të thatë në botë për shërimin e sëmundjeve?

Ështe pyetja më e shpeshtë e bërë nga njerëzit dhe që e spjegon mikrobiologu në Universitetin e Newcastle, Michael Goodfellow.” Ndonjëherë, një kimikat potencialisht i dobishëm për jetën tonë mund të gjendet menjëherë para hundëve tona”. Vet fakti që nuk i kemi kushtuar fare rëndësi kësaj shkretëtire mund ta bëjë atë të dobishme për ne. Meqenëse kushtet janë kaq të ashpra në shkretëtirën Atacama dhe nëse bakteret do të kishin arritur të mbijetojnë në një mjedis kaq armiqësor, ato me siguri do të prodhonin struktura të reja kimike, të cilat mund të kishin aplikime të rëndësishme mjekësore.” tha Goodfellow.

Në vitin 2008, atij iu dorëzua një mostër e dheut të marrë nga thelbi tepër i thatë i shkretëtirës, pjesë të të cilave mendohet se nuk kanë përjetuar asnjë reshje shiu për miliona vjet. Nga studimet që u bënë, u tregua se ishte një lloj i baktereve që jetonin në Atacama dhe prodhon spore të quajtur actinobacteria të cilat kanë veti veti antibiotike, antivirale ose antikancerogjene ku ka gjithësej 46 molekula të reja te cilat kanë qenë të izoluara nga shtresat e shumta të tokës.

“Rezultatet tregojnë se shkretëtira është një vend premtues për të kërkuar antibiotikë, Atacama është një shembull kryesor i asaj që shkencëtarët kanë quajtur “ekstremobiosferë” – zona të botës ku faktorë të tillë si lagështia e lartë, rrezatimi UV, pH ose presioni e kanë shtyrë jetën në kufi. Vitet e fundit shumë studiues janë marr me studime që kanë përfshirë globin për mjediset gjithnjë e më armiqësore, ku kanë gjetur pa dyshim koloni të forta të baktereve që mbijetojnë kundër shanseve.” është shprehur për BBC news , Goodfellow.

Këso zbulime ka pasur edhe në vitin 2009, kur gjeomikrobiologu Jill Mikucki njoftoi zbulimin e disa mikrobesh që jetojnë deri në 400 milionë vite në akull të akullnajave në Antarktidë, të cilat kanë mbijetuar për miliona vjet duke derdhur energji nga depozitat e hekurit, baktere këto të cilat me të vërtetë po kolonizojnë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit i përshkruan antibiotikët e sotëm si “një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin sot”.
Por shumë shkencëtarë argumentojnë se duhet të eksplorohet bota natyrore për biokiminë dhe zbulimin e shumë gjërave të cilat janë në të mirën e njeriut.

“Ne duhet të shohim më thellë se si natyra i bën këto molekula dhe si mund t’i gjejmë në fakt komponimet antibiotike ngase 70% deri 75% e të gjitha barnave vijnë nga natyra.” tha Marcel Jaspars, një kimist i produkteve natyrore në Universitetin e Aberdeen

Studiuesit kanë gërvishtur vetëm një shtresë të sipërfaqës së tokës në shkretëtirën Atacama ku janë marrë nga vetëm 1 % e bakterieve që janë gjetur të cilat po munohen që në çdo mënyrë t’i “ rrisin në laborator” dhe të zbulojnë edhe më shumë rreth tyre, e le më të gërmohet më thellë, që me siguri do të gjenden edhe më shumë të tillë.

” Ka vërtet një univers të tërë mikrobesh për të zbuluar në shkretëtirën Atacama, ne e dimë se ata janë atje, por nuk e dimë me të vërtetë se cilat janë efektet dhe potenciali i tyre deri sa të studiohen në përgjithësi” përfundon Cristina Dorador, mikrobiologe./21Media