Ata kanë mësuar kundërshtarët, me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane divizionin B

Ata kanë mësuar kundërshtarët, me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane divizionin B

Kombëtarja U17️ e hendbollistëve kadetët dhe Kombëtarja U19️ juniorët, kanë mësuar kundërshtarët, me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane divizionin B, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Kosova U17 do të garojë në grupin A të kampionatit që mbahet në Itali. Në grupin A bëjnë pjesë Çekia, Turqia, Islanda, Kosova e Izraeli.

Kombëtarja U19 e Kosovës do të bëjë gara po ashtu në grupin A, kurse rival në grup i ka Çekinë, Turqinë e Ishujt Faroe. Kombëtarja jonë U19 do të garojë në Lituani. /21Media