Mbrojtësi italian ka ndërruar jetë në mëngjesin e së dielës

Mbrojtësi italian ka ndërruar jetë në mëngjesin e së dielës

Zbulohen shkaqet e vërteta të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës dhe mbrojtësit të kombëtares italiane Davide Astori i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës në dhomën e një hoteli në Udine.

Gjykata kishte vendosur që Astorit t’i bëhej autopsia për të hequr dyshimet për një vrasje të mundshme të tij.

Autopsia që i është bërë 31-vjeçarit ka zbuluar se Astori ka vdekur për shkaqe natyrale si pasojë e një sulmi kardiak.

Zemra e Davides ka rrahur fort deri në momentin që ka ndalur përfundimisht. Në trupin e mbrojtësit nuk janë gjetur lëndë të jashtme dhe bie poshtë kështu çdo hipotezë se futbollisti mund të ketë përdorur substanca të ndaluara.