Çifti janë shkurorëzuar pas një viti martesë

Çifti janë shkurorëzuar pas një viti martesë

Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, i cili u bë i njohur nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e ”Kahramanit”, kurse më vonë me rolin e Farukut në serialin “Nusja nga Stambolli”,  në muajin qershor zyrtarisht i kanë dhënë fund martesës së tij me modelen, Feyza Aktan.

Sipas mediave turke,  arsyeja e ndarjes së çiftit është një fjalosje e ashpër mes tyre gjatë pushimit të tyre jashtë Turqisë.

Aktori dhe modelja kanë arritur marrëveshje që përkujdesjen ndaj djalit të tyre, Kuzey Deniz, i cili ka ardhur në jetë para tetë muajve t’i takojë të ëmës.

Kujtojmë se, çifti kanë pasur diferencë të madhe në moshë, Ozcan ka 45 vjet, i lindur në vitin 1972, ndërsa ish-partnerja e tij është 27 vjeçare, e lindur në vitin 1992./21Media