Për hirë të ish-dashurisë nuk postoi fotografi

Për hirë të ish-dashurisë nuk postoi fotografi

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber është parë dje duke dalë nga një kishë pasdite në Los Angeles. Ai dukej i mërzitur dhe fytyrë-varur teksa po ecte drejt makinës së tij.

24 vjeçari që është edhe favorit për të fituar Grammy-n kanadez thuhet se po kalon një kohë të vështirë prej kohës kur ish e dashura e tij, Selena Gomez është shtrirë në spital, për shkak të depresionit që po kalon.

Bieber nuk ka postuar as edhe një fotografi në Instagram, që nga atëherë edhe pse ai është i martuar me modelen, Hailey Baldwin. Ai nuk ka qenë aktiv prej fillimit të muajit shtator kur ishte parë në shoqërinë e basketbollistit të njohur, LeBron James.

Para se lajmi për Selenën që është në gjendje të keqe emocionale të bëhej publik, ai postonte shumë shpesh foto me Hailey-n./21Media