Filmi fillon të shfaqet nga 28 marsi

Loading...

Filmi fillon të shfaqet nga 28 marsi

Së shpejti në kinematë shqiptare do të fillojë të transmetohet filmi shqiptar, “Dy Gisht Mjaltë”.

Në këtë film të zhanrit komedi ku luajnë dy artistët e njohur shqiptarë, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata mund ta shikoni në kinematë shqiptare që nga data 28 mars.

Kjo datë u bë e ditur përmes posterit të filmit që u shpërnda në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Së shpejti 2Gisht Mjaltë në të gjitha Kinematë. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni 😊 @elvanagjataaaa 💥💥💥

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Dy Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj./21Media