Big Mama zbulon gjithçka!

Big Mama zbulon gjithçka!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama pushtoi mediat rozë. U raportua se ajo është në lidhje me aktorin turk, Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”.

Ajo që nxiti reagimin e mediave ishin vizitat e shpeshta të artistes së mirënjohur në Turqi, megjithatë e vërteta qëndron ndryshe. Bigi përveç se realizoi emisione të shumta atje, përgati edhe një befasi për fansat e saj.

Këngëtarja realizoi edhe një projekt me titull “Akoma të du”, e pjesë e klipit është edhe aktori i mirënjohur. Ky videoprojekt do të jepet premierë nesër në emisionin “Mama’s Trip”, transmeton rtv21.tv

Kurse sa i përket jetës private, Big Mama është beqare. E kush është ai fatlum që do t’ja rrëmbejë zemrën asaj mbetet të shihet./21Media