Ky është i dashuri i Madonnës

Ky është i dashuri i Madonnës

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Madonna është në lidhje me një vallëtar 25-vjeçar, i cili është djali i një veterani të ushtrisë amerikane. Ahlamalik Williams është parë me artisten 61-vjeçare disa herë muajt e fundit, përfshirë edhe një rast kur ajo bënte ‘twerk’ në prehrin e tij – duke nxitur thashethemet se ata janë çift.

Të shtunën kjo gjë u konfirmua, ata u fotografuan duke qëndruar në një ballkon në Miami. Qysh kur u bë vallëtar profesional, Williams u pa përkrah Madonnës, ishte prezent në çdo performancë të saj në Evropë, Amerikë dhe në Azinë Lindore, transmeton rtv21.tv

I lindur në prill të vitit 1994, Williams u rrit në Kaliforni, ku ndjeku mësimet në shkollën e mesme Monterey Trail afër Sacramentos. Babai i tij, Drue Williams është veteran i marinës amerikane, i cili kishte filluar shërbimin militar në vitin 1970./21Media