Vrau shtatë persona dhe plagosi 22 të tjerë

Vrau shtatë persona dhe plagosi 22 të tjerë

Një burrë që vrau shtatë persona në Teksas dhe plagosi 22 të tjerë, duke përfshirë një fëmijë 17 muajsh, është identifikuar si Seth Aaron Ator nga Odessa, raporton AP, duke cituar zyrtarë të panjohur të policisë.

Ator, i cili u vra nga policia, thuhet se ishte 36-vjeç.

Policia u përpoq të ndalonte Ator për shkelje trafiku të shtunën dhe ai filloi të hapte zjarr. Ai u ndoq nga policia për afro 20 kilometra ndërsa gjuajti rastësisht në zonat Odessa dhe Midland, duke vrarë shtatë vetë, midis moshës 15 dhe 57-vjeç.

Autoritetet më herët thanë se sulmuesi kishte një dosje penale, por nuk dhanë detaje.

Të shtënat në Odessa ndodhën vetëm katër javë pasi 22 njerëz u vranë në qytetin tjetër të Teksasit, El-Paso.

Ndryshe, kjo është vrasja e 25-të masive që nga fillimi i këtij viti në SHBA.