Zbulohet kush paguhet më së shumti në BBC

Bëhen publike pagat marramendëse të BBC

Shërbimi publik britanik (BBC), i cili financohet nga buxheti, ka bërë të ditur sot emrat dhe të hyrat e gazetarëve dhe udhëheqësve më të paguar të programit, duke zbuluar se udhëheqësi i radios Chris Evans fiton më shumë se 2,2 milionë funta, ose 2,9 milionë dollarë në vit.

Në mesin e gjinisë femërore prin Claudia Winkleman me fitim prej 450,000 deri 500,000 funta.

Lista tregon se 96 njerëz fitojnë më pak se 150.000 funta, ose 195.000 dollarë në vit, që është më tepër se sa paga e kryeministres britanike, transmeton AP./21Media

Back to top button