Pas gërmimeve disavjeçare, arkeologët në Qipro kanë zbuluar një mozaik të vjetër rreth dy mijë vjet

Pas gërmimeve disavjeçare, arkeologët në Qipro kanë zbuluar një mozaik të vjetër rreth dy mijë vjet

Skena e vrapimit me qerre në hipodromin e stadiumit të hapur shtrihet në një sipërfaqe prej gati 26 metrash, aq sa është i gjatë mozaiku.

Ilustrimet kanë mbishkrime në gjuhën greke, të cilat tregojnë emrat e kuajve dhe vrapuesve.

Mendohet se mozaiku është vepër e galerisë nga shekulli i katërt i Erës Sonë dhe shkencëtarët thonë se ky është njëri nga shumë mozaikë të tillë antikë.

Mozaiku ka qëndruar nën tokë, i paprekur për shekuj me radhë në fshatin Akaki, rreth 14 kilometra larg Nikozisë, derisa një fermer në vitin 1938 rastësisht gjeti pjesën tjetër.

I gjithë mozaiku është zbuluar më vonë, në vendin ku dikur ishte hekurudha.

Gërmimet kryesore në këtë lokalitet filluan në vitin 2013 dhe i gjithë mozaiku u zbulua vitin e kaluar.

Arkeologët kanë mbuluar mozaikun me qëllim të ruajtjes së tij, ndërkohë që do të nisë restaurimi i tij, i cili do të zgjasë disa vjet para se mozaiku të jetë i gatshëm për vizitorët.