Zbulohet një magazinë me kanabis
Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Përmet
Sipas policisë, në një fshat u zbulua një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Magazina ndodhej në fshatin Pagri të rrethit Përmet. Në këtë operacion janë përfshirë edhe Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.
Policia konfirmon se vijon operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogës./21Media