Një “thesar”, kryesisht i formuar nga teluri dhe minerale të rralla

Një “thesar”, kryesisht i formuar nga teluri dhe minerale të rralla

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një “thesar”, kryesisht të formuar nga teluri dhe minerale të rralla, në një mal nëndetar në oqeanin Atlantik.

Zbulimi i kësaj shtrese mineralmbajtëse, rreth 500 km larg ishujve Kanare, nxori në pah se ky formacion nëndetar është “çuditërisht i pasur”.

I njohur si Mali Detar i Tropikut, ai është rreth 3.000 m i lartë dhe ka një pllajë të madhe në majë, e cila shtrihet rreth 1.000 m nën sipërfaqen e oqeanit.