Zbulohet një tjetër tunel me cannabis

Policia ka  sekuestruar 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Policisë e Shqipërisë kanë kryer një operacion në fshatin Stror të Skraparit, ku në një tunel në pyllin fshatit, kanë gjetur dhe sekuestruar 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Strukturat e Policisë Berat kanë filluar hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Back to top button