Reagimet e familjes Kardashian/Jenner

Reagimet e familjes Kardashian/Jenner

Zbulohet personi që kishte shpërndarë fotografinë se kinse reperi, Travis Scott po kalonte kohë me një grua tjetër. Ai i mohoi këto thashetheme duke thënë se ka dashuri vetëm për gruan e tij, Kylie Jenner.

Christian Adams nga Bahamas ishte ai që kishte bërë një gjë të tillë. Ai e pranoi vetë me anë të një video 17 minutshe, të cilën e publikoi në YouTube dhe tha se nuk duhet gjithmonë t’i besojmë internetit, shkruan rtv21.tv.

Related image

Ai tha se qëllimi i tij nuk ka qenë ta lëndojë as Travis as Kylien dhe nuk ka asgjë personale me familjen Kardashian Jenner. Adams tha se vetëm ka aftësi ta çorientojë internetin dhe e gjithë kjo ka qenë një shaka. Këtë e kishte bërë me ndihmën e një kushëririt të tij dhe kishte kërkuar nga ai ta realizonte qëllimshëm fotografinë me kualitet të dobët.

Kylie Jenner

Ishte Kylie që reagoi ndaj kësaj video duke e postuar në Instastory me një shkrim: “Nuk e di nëse për disa njerëz ky është një eksperiment, por për disa të tjerë është serioze, ju po ngatërroheni me njerëz të vërtetë, lidhje dhe familje të vërtetë.”.

Jenner shtoi se është e lumtur që lidhja e saj me Travis është shumë e fortë dhe nuk ndikohet lehtë, por kohëve të fundit interneti po e frikëson atë. Reagim pati edhe nga motra e saj, Kim Kardashian, e cila tha se është e neveritshme se si njerëzit mund të bëjnë gjëra të tilla për çifte të cilat kanë krijuar familje./21Media

Image result for kylie jenner