Khedira pritet të mungojë një muaj

Khedira pritet të mungojë një muaj

Sami Khedira i cili pati problem me zemrën, sot i është nënshtrur një studimi elektro-fizologjik, teksa është parë edhe aktiviteti elektrik i zemrës.

Për fatin e tij të mirë ai nuk ka asnjë problem serioz me zemrën dhe këtë gjë e konfirmoi klubi bardhezi, me një deklaratë zyrtare.

Ai pritet të mugojë një muaj duke humbur dy sfidat në Ligën e Kampioneve ndaj Atletico Madridit, teksa do humbasë dhe sfidat në Serinë A ndaj Bologna, Udinesen, Napolin dhe me Genoan.