Disa nga këngët që kaluan në natën finale

Disa nga këngët që kaluan në natën finale

Nesër më 8 dhjetor do të mbahet nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2018”, në Pallatin e Kongreseve.

Pasi që konkurrentët performuan live në netët gjysmëfinale ,sot artistët kanë votuar për njëri-tjetrin, se kush sipas tyre meriton të shkoj në natën finale të festivalit.

Në rrjetin social, Instagram e kanë konfirmuar 9 artistë që kanë kaluar në natën finale të Këngës Magjike.

Rtv21, ua prezanton 9 nga 20 këngët që do të interpretohen në natën finale.

Artjola Toska dhe Bruno me këngën “Digjem”

Ronela Hajati me këngën “Vuj”

Flori Mumajesi me këngën “Plas”

Rozana Radi me këngën “Ku përfundon një dashuri si kjo e jona!”

Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me këngën “Qaj”

Erik Lloshi me këngën “Mos urre”

Krusita me këngën “Akull”

Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”

dhe

Klajdi Haruni me këngën “Nuk të dua dot më pak”

Ky është edicioni i 20-të  i festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili këtë vit erdhi edhe me një risi teknologjike. Kënga Magjike 2018 për herë të parë është transmetuar drejtpërsëdrejti në kanalin Youtube me “Virtual Reality”./21Media