Statuja ndodhet pranë stadiumit të famshëm “Camp Nou”

Statuja ndodhet pranë stadiumit të famshëm “Camp Nou”

Barcelona zbuloi sot statujën e legjendës së klubit, Johan Cruyff. Statuja ndodhet pranë stadiumit të famshëm “Camp Nou”.

Miqtë dhe familjarët e ish-lojtarit dhe trajnerit të Barçës ishin prezentë në ceremoninë e zbulimit së statujës për nder të tij.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, iu adresua të pranishmëve duke nënvizuar atë që holandezi i kishte ofruar klubit dhe për rëndësinë e trashëgimisë që ai e ka lënë në klub.

Barcelona po ashtu e ka emëruar stadiumin e ekipit B në emër të Johan Cruyff për nder të legjendës holandeze, i cili luajti për pesë sezone për klubin, nga 1973 deri më 1978, para se të kthehej si trajner nga viti 1988 deri më 1996.