Ish-mbrojtësi i Romës mund të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë

Ish-mbrojtësi i Romës mund të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë

Ish-lojtari i Romës dhe Italisë Christian Panucci pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Mësohet se FSHF ka arritur një marrëveshje me Panuccin, i cili shumë shpejtë do të zyrtarizohet në krye të kuqezinjve.

Ende nuk dihen detaje rreth marrëveshjes së arritur mirëpo mediat italiane dhe ato shqiptare kanë raportuar se marrëveshja mes Panuccit dhe FSHF është arritur dhe së shpejti Panucci do të zyrtatrizohet si trajner i kombëtares shqiptare.

Panuçi së bashku me De Kanion dhe Sedorfin, ishin tre nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Gianni De Biasit te Shqipëria. Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar me Fabio Capelon në kombëtaren e Rusisë, përvojë që ndoshta ka ndikuar në vendimin e Dukës.