I refuzohet kartela e bankës

I refuzohet kartela e bankës

Sherry Ellis zbuloi se kishte vdekur një ditë pas festës së Halloween.

73-vjeçarja nga Magnolia, Teksas, shkoi të merrte ilaçet kur karta e saj e bankës u refuzua. Ellis tha se karta i  kishte dalë vetëm 3 muaj më parë.

Kur shkoi në bankë zbuloi se ishte shpallur e vdekur nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore, transmeton rtv21.tv.

“Nuk e di se sa kohë më parë isha shpallur e vdekur para se ta zbuloja,”-u shpreh Ellis.

Kjo i ka shkaktuar probleme 73-vjeçares pasi me kartën e saj nuk mund të blejë asgjë pasi ajo merr 10 ilaçe të ndryshme për presionin e gjakut, stomakun dhe zemrën që mund të kushtojnë deri në 1.400 dollarë pa sigurime.

Ndërsa mjekët i thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për të derisa të deklarohet e gjallë me dokumenta. Ndërkohë procesi pritet të zgjas 45 ditë./21Media