Nuk do të mund t'i dalloni

Nuk do të mund t’i dalloni

Aktoren turke, Hazal Filiz Küçükköse, e njohim nga roli i Zejnepit në serialin “Kara Sevda” dhe si “Lejla” në serialin “Më fal”.

Zejnep së fundi përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj “Instagram” ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve, duke zbuluar pasqyrimin e saj. Ajo ka një motër binjake të quajtur Deniz Küçükköse e cila ngjanë shumë me të, shkruan rtv21.tv.

Mbi fotografitë e publikuara aktorja 30-vjeçare ka shkruar “Motra binjake” ku shihen të dyja duke e shikuar njëra-tjetrën, sikur të ishte reflektim i pasqyrës./21Media