Hazal Filiz Küçükköse u bë e njohur me rolet e saj në shumë seriale e filma

Hazal Filiz Küçükköse u bë e njohur me rolet e saj në shumë seriale e filma

Aktorja e njohur turke Hazal Filiz Küçükköse, që njihet për rolin e saj si “Zejnepja” te seriali “Kara Sevda” dhe si “Lejla” te seriali “Më fal”, është njëra ndër aktoret më të bukura turke, shkruan rtv21.tv

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku edhe poston shumë fotografi të bukura, që i lë pa fjalë ndjekësit e saj.

Ndër tjerash, aktorja shquhet për thjeshtësi.

Në një fotografi që e ka postuar në rrjetin social Instagram, aktorja e njohur duket mjaft e bukur dhe elegante, teksa mbrapa shihet një vend mjaft i bukur.

Shpesh pozon edhe për revista të njohura turke.

Ndërsa në aspektin profesional si aktore, përveç në rolin e Zejnepes e të Lejlas, ajo njihet edhe për rolet e saj në “Kalbim Seni Seçti” si Ada, “Ustura Kemal” si Kalisto, “Ruya” si Elif Ardali, e shumë të tjerë. E tash së fundmi në rolin e Melike Hatun, te seriali “Mehmed Bir Cihan Fatihi”./21Media