Zeka: Do të tregoj me fakte se cilët deputetë ishin pacientë të Burdushit

Zeka: Do të jap dorëheqje nëse vërtetohet se kam mashtruar dikë për viza

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka në seancën parlamentare ka thënë se do të jap dorëheqje nëse vërtetohet se e ka mashtruar ndonjë qytetarë për viza Shengen.

Para se të flas për projektligjin për buxhetin, Zeka një deputet i LDK-së, të cilit nuk ia përmendi emrin tha se është zënë me një skandal, me 84 mijë dollarë fals, i cili është arrestuar në Drenicë, i cili sipas tij paska të drejtë morale me akuzuar për viza.

Po ashtu të njëjtën gjë sipas tij, e bënë sa herë të flas diçka kundër hajnisë, shefi GP të VV-së, Glauk Konjufca.

Zeka tha se ka një dosje me 900 emra dhe me numra të telefonit, të cilën ia dorëzoi Konjufcës në ulësen e tij edhe pse ai nuk ishte prezent. Ai tha se nuk do të lejojë deputetin Konjufca të bëjë akuza, derisa ajo lëndë është në proces gjyqësor.

Zeka shtoi  se do të zbulojë edhe kush ka shkuar te mjeku popullor Burdushi i arrestuar së fundi por edhe kush është takuar me shërbimin sekret serb BIA.

“Në qoftë se Milaim Zeka e ka mashtruar një qytetarë ose i ka marrë një euro për viza unë jam dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pres një javë ditë që të më jap përgjigje shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, mbas një jave pastaj unë do t’i përgjigjem dhe do të flas me fakte shumë rrëqethëse edhe për ata deputet, të cilët kanë shkuar për trajtim neuropsikiatrik te Burdushi. Tani shikojmë kush janë pacientët e Burdushit. Kush janë hajdutët që vjedhin para taksa paguesve, edhe që shesin moral dhe patriotizëm këtu në këtë sallë të parlamentit. Pastaj do të flasim edhe kush është takuar edhe BIA-n serbe, edhe është pështjellë me qebe mos me kap policia e Kosovës”, deklaroi Zeka.

Back to top button