Partia e Milaim Zekës dhe partia e Faton Kurtit janë bërë bashkë

Partia e Milaim Zekës dhe partia e Faton Kurtit janë bërë bashkë

Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës kanë bashkuar forcat e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Këtë marrëveshje e kanë bërë të ditur në konferencën për media që e kanë mbajtur sot.

Partitë e tjera nuk kanë qenë të denja që të shkohet në koalicion me to, kështu ka vlerësuar kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka gjatë konferencës.

Nënshkruajmë kontratë bashkëpunimi për të garuar  më zgjedhje të datës 6 tetor me një listë të përbashkët. Nuk kemi hyrë për të garuar me asnjë parti politike, kemi hyrë të krijojmë një autostradë të ndryshimit në vend. Partitë të tjera nuk kanë qenë të denja që të shkohet në koalicion me to. Kemi pas oferta nga të gjitha partitë e mëdha, por ajo qe ka lënë një përshtypje politike të republikanët e Kosovës sa na përket neve, ka qenë qëndrimi ynë që ne të krijojmë murin kinez mes së keqes dhe të mirës në Kosovës. Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse do të  shkonim me cilëndo parti që e ka degraduar vendin”, ka thënë Zeka.

E kryetari i Partisë Republikane e Kosovës, Faton Kurti, u shpreh se nuk do ta luftojnë korrupsionin, por do ta eliminojnë atë.

E mbështes çdo fjalë që tha Milaim Zeka por dua të shtoj qe ne u bashkuam se Kosova me të vërtetë ka nevoje për një alternativë, është bërë fjalë e përditshme kjo, alternativat nuk mund ti sjellin ato parti që e kanë zhgënjyer elektoratin e vet që 20 vjet. Këto dy parti (partia republikane dhe euroatlantike) janë qendër e djathtë konservatore. Ne nuk do ta luftojmë korrupsionin, por do ta eliminojmë korrupsionin, pastaj do t’i kyçemi zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Në këtë konferencë u tha se sot do t’i dorëzojnë listat në KQZ dhe se njerëzit e përfshirë në ato lista janë të figura të reja./21Media