Pos kërkesës, Zeka banal e quan edhe arsyetimin nga Zyrës së Kryeministrit

Pos kërkesës, Zeka banal e quan edhe arsyetimin nga Zyrës së Kryeministrit

Deputeti i Nismas për Kosovën, Milaim Zeka e ka quajtur banale kërkesën e bërë në zyrën e Kryeministrit që të blehen telefona në vlerë prej 8 mijë eurove.

Zeka përmes një postimi në facebook këtë kërkesë e ka quajtur të panevojshme, që siç shprehet ai në kohën kur pacientët po vuajnë nëpër spitale.

”’Kerkese banale, arrsyetim hala ma banal nga Zyra e Kryeministrit. Ashte ba nje kerkese nga zyrtare prane kryeministrise, qe te blehen telefona me vlere 8000 euro, ne kohen kur pacientet po vuajne neper spitale, qofte per nje xhilper”, ka shkruar Zeka, duke pyetur se ku janë telefonat dhe laptopat e blerë nga ish kryeministrat e kaluar?!

”A duhet qe bashke me detyren, te dorezohen edhe telefonat, edhe laptopat?! Nese jo, pse nuk merren edhe mobilet neper shtepi e banesa private?!”, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, arsyetimi nga zyra e Kryeministrit, “se rrogat nuk na dalin me ble telefona” sipas Zekës është  tepër banal dhe ”shume qesharak perpara kesaj varferie extreme…”./21Media