Milaim Zeka është ankuar për kushtet në QKUK

Milaim Zeka është ankuar për kushtet në QKUK

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka njëheri dhe mik i këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, ka dhënë detaje për incidentin që i ka ndodhur mbrëmë bilbilit të Kosovës.

Milaim Zeka ka treguar se pas incidentit të ndodhur në banesën e këngëtares, atë e kanë ndihmuar dy studente.

“Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij “Facebook”.

Zeka ka qenë për vizitë menjëherë në QKUK tek Nexhmije Pagarusha dhe ka treguar se ajo është mirë, megjithatë ai është ankuar për kushtet jo të mira në QKUK.

“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike. Tmerr! Tmerr!”, ka thënë tutje deputeti Zeka.

Ndërsa Zyra e informimit QKUK, ka konfirmuar për media se pacientja Nexhmije Pagarusha është jashtë rrezikut për jetë./21Media