Zeka: Është arritur marrëveshja VV-LDK

Zeka thotë se Ministria e Brendshme do t’i takojë LDK-së

Milaim Zeka thotë se është arritur marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Siç thotë ai LDK-së do t’i takojë Ministria e Punëve të Brendshme. Zeka aludon se në krye të kësaj ministrie do të jetë Nehat Idrizi.
“Eshte arritur marrevesheja VV-LDK. Edhe Ministri i Puneve te Brendshme do jet nga LDK-ja, me gjase Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendesi kjo. E rendesishme eshte qe do te kemi nje qeveri…”, shkruan ai në Facebook.

Takimi mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa filloi para dy orësh dhe ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që pritet ta bëjnë një prononcim për media në vazhdim./21Media

Back to top button