Zeka ka slogan interesant për zgjedhje

”E kisha zvogëlu numrin e administratës së shtetit, kisha ndërtu qerdhe, qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara gjatë luftës, sallë të koncerteve…”

I ftuar sonte në emisionin argëtues ”Kojshia Show” ishte Milaim Zeka nga Nisma, me të cilin u diskutua për koalicionet dhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend.

Lidhur ne temën në fjalë Zeka ndër të tjera tha se asnjëherë nuk ka qenë keq me elektoratin e një partie, as nuk e ka kritikuar atë, por kreun e saj, duke shtuar se krerët e partive në Kosovë kanë dëshirë të kenë njerëz që janë të dëgjueshëm dhe budalla.

I pyetur se cilin post do ta zgjidhte?, Zeka tha se nuk merr asnjë post, por tha që dasht Zoti që Qeveria e re të pastrojë së pari punën në administrata.  ”E kisha zvogëlu numrin e administratës së shtetit, kisha ndërtu qerdhe, qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara gjatë luftës, sallë të koncerteve…”, tha Zeka, shkruan rtv21.tv

Kur u bisedua rreth sloganeve të partive në vend, Zeka e tregoi edhe sloganin e tij duke qeshur.” Sllogani im është, ma m….t se këta se bëjë”, tha ai, duke shtuar se do të jetë zëri i pakënaqur i qytetarëve, zëri i mërgatës, gazetarëve etj.

Ai ndër të tjera tha se në Kosovë rrena përdoret shumë e sidomos në politikë. ”Na jena rritë e gatu me rrenë, mos me kon rrejt gruan kurrë s’ishim martu”, tha Zeka./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=etl1_GfrtTs

 

 

 

 

Back to top button