Zeka foli edhe për rastin e Albin Kurtit

Zeka foli edhe për rastin e Albin Kurtit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të inicohet ligji për rikthimin e imunitetit të deputetëve. “Na jemi pa imunitet pa dinjitet, ne trajtohemi prej disa njerëzve pa moral pa dinjitet brenda organeve të drejtësisë, sikurse ne me qenë rrugaç”, tha Zeka.

Ai foli edhe për rastin e deputetit Albin Kurti. “Asnjë njeri këtu besoj nuk e ndin vetën të lumtur kur e sheh Albin Kurtin në Gjykatë të lidhur e sillet me pranga”, deklaroi Zeka.

Ai shtoi se nuk duhet të shikohen interesat personal, sipas tij çështja e imunitetit është e para.

Pas kësaj Kryeministri Haradinaj pyeti deputetet se a është më mirë a inicojnë ligjin deputet apo qeveria./21Media