Zeka pati kritika edhe për prokurorët

Zeka pati kritika edhe për prokurorët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në seancën e sotme tha se në mënyrë të pa drejt funksionon ky shtet siç e quan “Republika e Burdushit”, sipas tij tregon fakti që nuk respektohet asnjë vendim i gjykatave.

Ai pati kritika edhe për prokurorët në lidhje me arrestimin e deputetit Dardan Sejdiu, ku kërkoi nga Kadri Veseli, si kryetar i Kuvendit, që të kërkoi nga prokuroria të mos ketë asnjë kontakt me deputetët, pa njoftim paraprak të kryetarit të Kuvendit.

Ne kur është fjala për Z-Mobile, çdo vendim që e bjen Z-Mobile, ne çohu dhe themi po i frikësohemi gjykatave, kur është puna te fabrika e gypave ne nuk i frikësohemi gjykatave. Se në mënyrë të pa drejt funksionon ky shtet të quajtur Republika e Burdushit, e tregon fakti që ne nuk kemi respekt për asnjë vendim të gjykatave”, tha ai.