​Voton Milaim Zeka

​Voton Milaim Zeka

Kandidati për kryeministër i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, pasi që ka votuar, ka bërë thirrje për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, për të parandaluar keqpërdorimin e votave.

Zeka tha se qytetarët duhet të votojnë në mënyrë që të kenë të drejtë me i kritiku ata që e marrin në dorë pushtetin.

“Dëshiroj me iu bë thirrje të gjithë qytetarëve me dal me dhanë votën e vet, pavarësisht se për kë votojnë. Unë mendoj që vota është e shenjtë për mos me u keqpërdorë votat, për mos me votu njerëzit në emrin e dikujt tjetër… Qytetarët duhet të votojnë në mënyrë që të kenë të drejtë me i kritiku ata që e marrin në dorë pushtetin. Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as me kritiku”, tha Zeka.