Ai siguroi se Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër

Ai siguroi se Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër

Deputeti në radhët e Nismas Milaim Zeka përmes një shkrimi iu ka drejtuar sic thotë ai disa kundërshtarëve të Ramush Haradinajt.

Zeka gjithashtu tha se kandidati i PAN-it për kryeministër Ramush Haradinaj është më i mirë se kundërkandidatët Avdullah Hoti e Albin Kurti dhe se Haradinaj do ta merr këtë post.

“Ne jeten time, dy here kam pi kafe me Ramush Haradinajne. Kurr biznes nuk kam ba me te. Heren e pare kur kam pi kafe, ka qene viti 2004-2005. Tani me ka ardhe shanci me perzgjedhe ne mes te gjithe kandidateve per Kryeminister. Jo qe mendoje, po jam i bindur, qe ne krahasim me Avdullah Hotin, dhe Albin Kurtin, eshte ma i miri”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.

Ai kujtoi edhe kohën kur Haradinaj luftoi kundër armikut. “Juve qe veq po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qinders here vet e kam kritiku, pash Zotin a mos valle ju ka pas pyet Ramushi nese duhet me dale e me luftu kunder Serbise, bashke me vellazni?! Mos ju ka pas pyet juv a eshte mire me hy ne Kosove bashke me vellain Luanin, Fehmine e Xheven, ku u vra edhe Luani? A mos i pate ndihmu me ja tregu rrugen, apo me ja qele rrugen nga bora?! O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj”, ka thënë deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

“Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeminister, perinati te sojit tuaj, qe abuzoni me gjuhen shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurine, me njerezillekun!!!”, përfundoi Zeka./21Media