Ai tha se institucionet e Kosovës do të zhbllokohen

Ai tha se institucionet e Kosovës do të zhbllokohen

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se ka tri lajme të mira për Kosovën.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook” thotë se javën e ardhshme do të zhbllokohen institucionet e Kosovës.

“Javen qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosoves. Zgjedhet Kryesia e Parlamentit. Deri me tani dy kandidatura te mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret te perzgjedhe ne mes Kadri Veselit dhe meje. Une e propozoje Kadrine”, ka shkruar ai.

Sipas Zekës lajmi i dytë i mirë për Kosovën është qëndrimi i liderit të AKR-së.
“Lajmi i dyte eshte qendrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk eshte rrobot politik, po njeri racional, qe shikon interesat e Kosoves, pastaj te AKR-se”, ka shkruar deputeti i Nismës.

Milaim Zeka foli edhe për kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës Arber Vllahiun. “Njeri me nje bagazh te jashtezakonshem. Lum ai qytet qe e ka fatin me pas nje kryetar te tille”, ka përfunduar Zeka./21Media