Zelensky inkurajon rusët të protestojnë kundër urdhrit të Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje rusëve të enjten të protestojnë kundër “mobilizimit të pjesshëm” të urdhëruar këtë javë nga presidenti rus Vladimir Putin.
Në fjalimin e tij të përditshëm me video në Ukrainë, Zelensky tha se mijëra ushtarë rusë kanë vdekur tashmë në luftën gati shtatë mujore, transmeton rtv21.tv.
“Dhjetëra mijëra janë të plagosur dhe të gjymtuar. Dëshironi më shumë? Jo? Pastaj protestoni. Luftoni përsëri. Ikni. Ose dorëzohuni në robërinë ukrainase. Këto janë opsione që ju të mbijetoni”, tha Zelensky.
Midis 70,000 dhe 80,000 rusë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës në Ukrainë, sipas një vlerësimi të gushtit nga Pentagoni.
“Protestat në Rusi janë një tregues i disponimit të publikut në vend”, tha ai./21Media

Back to top button