Edhe Tirana është veshur me zemrat e dashurisë për këtë 14 shkurt

Edhe Tirana është veshur me zemrat e dashurisë për këtë 14 shkurt

Bashkia është kujdesur që kësaj ditë së dashuruarve  t’i japë ngjyrën e veçantë të saj.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.