Sabri Fejzullahu po vjen me baladë

Sabri Fejzullahu po vjen me baladë

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor që mban titullin “Zemrën gur”.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar pak nga kënga e re e Sabriut e cila është baladë.

“Sabriano MMV. Hiti i ri po vjen”, ka shkruar Fjolla krahas videos njërës video.

“Dashnija Ime” është projekti i fundit muzikor nga Sabri Fejzullahu. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 300 mijë klikime në Youtube./21Media