Shala do të intervistohet më 5 nëntor

Shala do të intervistohet më 5 nëntor

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Zenel Shala nga fshati Kopiliq i Skënderajt, me ftesë nga Gjykata Speciale do të intervistohet më 5 nëntor të këtij viti.

Zenel Shala ish komandant Togu në radhët e UÇK-së ka njoftuar se ftesën nga Gjykata Speciale e ka pranuar më 22 tetor, dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht.

“Shok miq bashkeluftetar familjar te dashur ,ju njoftoj se sot rreth ores 1600 dat 22.10.2019 jam kontaktuar nga dhomat e specializuara te gjykates speciale me seli ne hag , sme kan njoftuar se ne cilsin e deshmitarit apo te dyshuarit ftohem por me daten 5 nentor dot intervistohem ne Prishtin , jam krenar me gjith ate qfar kam ber gjat luftes , po te me kerkohej prap do te beja njejt andaj qendroni te qet , ashtu si e mbrojtem kosoven ne luft edhe tash njejt do ti mbrojm vlerat kombetare”, thuhet në njoftimin e Zenelit.

Kujtojmë se është rritur numri i të ftuarve nga Specialja kohët e fundit./21Media